Rritja e popullaritetet të Malit të Zi po tërheq gjithnjë e më shumë investitorë.
Sektorët më tërheqës përfshijnë pasuritë e paluajtshme, importin dhe eksportin e mallrave dhe turizmin.
Investimet karakterizohen nga niveli i lartë i efektivitetit të kostos, veçanërisht nëse merret në konsideratë klima e favorshme ekonomike e vendit.
Po çfarë e bën Malin e Zi tërheqës për investitorët?
Industria
Siç shpjegohet nga eksperti kryesor i Masterforex-V Trading Academy, Evgeny Olkhovski, liderët aktualë që kryesojnë fluksin e investimeve janë Franca dhe Belgjika,
të cilët në vitin 2004 sugjeruan që vendi të hyjë në BE.
Rolin kryesor e luan industria e minierave, metalurgjia, industria e lehtë, bujqësia, përpunimi i drurit. Industria e minierave është e specializuar në prodhimin e plumbit, aluminit, zinkut.
Teknologjia është pjesërisht e rinovuar.
Ka rreth 50 mijë ndërmarrje të mesme e të mëdha në vend; një e dhjeta e tyre u përket të huajve. Në përgjithësi, sektori i shërbimeve zë gjysmën e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe prodhimi rreth një të tretën;
Produktet e metaleve, veshjet, vera vendase dhe prodhimet kimike zënë vendin kryesor në eksporte. Ka mungesë të produkteve të naftës, mallrave industriale dhe mjeteve të transportit,
të cilat janë të importuara nga Gjermania, Rusia dhe Italia.
Perspektiva e turizmit
Ekologjia e pastër është një faktor domethënës, që po nxit investitorët e huaj që të blejnë pasuri të paluajtshme në vend. Bregdeti nuk është i shfrytëzuar tërësisht.
Budva është resorti më popullor në vend, ku numri i hoteleve është 40. Për ta krahasuar, numri i hoteleve në resortet e vendeve fqinje – Italia dhe Kroacia – është 10-15 herë më i lartë se këtu.
Disa komplekse hotelesh në ndërtim janë financuar nga biznesmenë rusë. Në kulmin e sezonit, dhomat e hoteleve nuk janë të mjaftueshme dhe turistët banojnë në shtëpi private.
Qeveria e vendit i ka kushtuar rëndësi turizmit dhe perspektivës së zhvillimit të tij. Si rrjedhojë kjo fushë e industrisë është prioritet kryesor për tërheqjen e investimeve të huaja.
Turistë të shumtë janë të tërhequr nga plazhi, resortet e skive dhe rafting në Mal të Zi. Turizmi pritet që të rritet mesatarisht me 10% në vit.
Resortet më popullore përfshijnë Budvan, Tivarin, Kotorin dhe Ulqinin. Këto qytete kanë lidhje të afërt me aeroportet.
Popullariteti i resorteve të Malit të Zi midis turistëve rusë sa vjen e shtohet çdo vit dhe përqindja e turistëve rusë në vend është rritur në mënyrë graduale, nga 6% në 2006-n, në 20% në 2011-n.
Ku të investohet?
Analistët e Masterforex-V Trading Academy rekomandojnë investimin në bregdet. Çdo vit vlera e tokës rritet me 10-15% për shkak të shtimit të kërkesës së turistëve.
Numri i hoteleve që ofrojnë shërbime cilësore është tepër i vogël.
Investimi në pasuri të paluajtshme është gjithashtu i leverdisshëm për shkak të nivelit të ulët të taksimit në këtë fushë. Të ardhurat mesatare nga investimi në këtë sektor llogariten në rreth 25%.
Sipas pritshmërive të ekspertëve botërorë, burimi i ardhshëm i të ardhurave në Mal të Zi është pikërisht turizmi. Norma e pritshme e rritjes në këtë fushë parashikohet të arrijë në një të tretën e PBB-së.
Vitin e kaluar turizmi përbënte 17% të PBB-së.
Sipas të dhënave më të fundit, në vitin 2012 Mali I Zi ihte në vendin e 72-të në Indeksin e Lirisë Ekonomike, midis 184 pjesmarrësve. Shtete të tjera në rajon, përfshirë Kroacinë, mbetën mbrapa.
Kompanitë gjermane dhe ruse, interes për të investuar në turizëm
Kompanitë gjermane dhe ruse janë të interesuara që të investojnë në turizmin e aventurës dhe aktiviteteve të lidhura me të në Malin e Zi,
ka pohuar zëvendës/ministrja e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit për agjencinë e lajmeve Mina.
Zeljka Radak Kukavicic tha se një nga mundësitë është zhvillimi i një kampi afër Nevidio dhe një tjetër është një park arkëtimi në një nga plazhet e zonës Velika.
Ajo shtoi se nisma të tilla gjenerojnë të ardhura dhe përfitime për popullsinë lokale, krijojnë vende të reja pune dhe promovojnë mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e bukurive natyrore.