Qeveria e Malit të Zi ka vendosur që të privatizojë “Montenegro Airlines” gjatë 2012-s. Vendimi vjen pas një viti të vështirë për operatorin shtetëror të fluturimeve.
Kryeministri i Malit të Zi, Igor Lukšić, tha se kompania do t’u ofrohet investitorëve përmes një tenderi publik. “Montenegro Airlines”
është bërë një biznes i kushtueshëm për t’u administruar pasi qeveria ra dakord të ofrojë 400.000 euro për operatorin çdo muaj në mënyrë që të mbulojë kostot operacionale
dhe të fshijë borxhin që kompania u ka aeroporteve të Tivarit dhe Podgoricës. Në mënyrë që të mbulojë borxhin që u detyrohet Agjencisë së Shërbimit Ajror të Serbisë dhe Malit të Zi,
qeveria u ka ofruar atyre pronësinë e Park Hotel në Bijela në bregdetin e Malit të Zi. Në fillim të vitit 2011,
qeveria fshiu një shumë tjetër prej 3.2 milionë eurosh borxh dhe urdhëroi dy aeroportet ndërkombëtare të vendit që të ulin tarifat për operatorin kombëtar.
Kohët e fundit ka pasur pakënaqësi midis pilotëve lidhur me vonesat e pagave. Ndryshe nga rivalët rajonalë, kriza ekonomike globale nuk dha ndikim mbi “Montenegro Airlines” as në vitin 2008 dhe as në 2009-n.