Mali i Zi, qendra e energjisë për Ballkanin

19/07/2019 10:02 PM 0 komente

Projekti i ndërtimit të interkonjeksionit nënujor për transportin e energjisë do ta promovojë Malin e Zi si qendrën e energjisë për Ballkanin.
Interkonjeksioni i energjisë nënujore ndërmjet Italisë dhe Malit të Zi, do t’i mundësojë këtij të fundit shndërrimin në qendrën kryesore energjetike të Rajonit të Ballkanit, tha CEO i Terna, Luigi Ferraris, duke shtuar se fillimi i veprimeve tregtare është planifikuar deri në fund të këtij viti.

Me rastin e përfundimit me sukses të këtij investimi prej 1.15 miliardë eurosh, z. Ferraris u takua me Kryeministrin malazez Duško Marković dhe Presidentin malazez, Milo Đukanović.

Kabllo e energjisë nënujore 600 MW, me gjatësi 445 kilometra është instaluar në një thellësi prej 1,000 metrash. Z. Ferraris tha se ky interkonjeksion do të krijonte kushtet e duhura për tërheqjen e investimeve të tjera, duke përfshirë sektorin e energjisë, burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe dixhitalizimin. Projekti më i madh i këtij lloji në Mesdhe i ka sjellë më shumë se 600 milionë euro bizneseve vendase në Malin e Zi, tha ai.

Kryeministri Duško Marković informoi kompaninë Terna se disa vende në Europën Lindore dhe Juglindore kanë shprehur interesimin për të nënshkruar marrëveshje të ndryshme me Malin e Zi, në mënyrë që të kenë akses për të përdorur kabllon e energjisë nënujore.

Ky lloj bashkëpunimi ishte edhe fokusi i bisedimeve të mbajtura në Podgoricë midis ministres bullgare të Energjisë, Temenuzhka Petkova, dhe ministres së Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekulić. Të dyja palët ranë dakord të krijojnë një grup pune për bashkëpunim të mëtejshëm në sektorin energjetik, i cili do të marrë në konsideratë mundësinë për të eksportuar energji elektrike nga Bullgaria nëpërmjet kabllos së energjisë nënujore.
Fillimisht ky projekt pritej të përfundonte në 2015, me kapacitet prej 1.2 GW.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of