Mali i Zi rrit kapitalin e linjës së re ajrore në 19 mln euro 

16/03/2021 3:51 PM 0 komente

Qeveria malazeze tha se ka vendosur të rrisë me 15 milionë euro (18.2 milionë dollarë) kapitalin e ToMontenegro, pasardhësit të kompanisë ajrore, Montenegro Airlines. 

Kapitali i përgjithshëm i kompanisë tani arrin në 19 milionë euro, tha qeveria në një deklaratë. 

Qeveria krijoi linjën e re ajrore kombëtare në janar për të zëvendësuar Montenegro Airlines, i cili do të likuidohet. Procedura e likuidimit do të kushtojë rreth 50 milionë euro, por kjo është e pashmangshme, pasi autoriteti i konkurrencës ka vendosur që ligji për investime publike në linjën ajrore, të miratuar në vitin 2019, ishte i paligjshëm, tha qeveria në dhjetor. 

Montenegro Airlines u themelua në vitin 1994 dhe kreu fluturimin e saj të parë në vitin 1997. 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of