Një hotel i ri luksi me pesë yje, Regent Porto Monetenegro, u hap në qytetin bregdetar të Tivarit – pjesë e lëvizjes së Malit të Zi për të nxitur joshjen e turistëve të kamur.
Një festë marramendëse nga pronari i marinës, biznesmeni kanadez Peter Munk, u mbajt me rastin e hapjes së hotelit të pestë me pesë yje të vendit.
Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç, i cili së bashku me Munk shkurtuan burokracinë, tha se komplekse të tilla përfaqësonin të ardhmen e industrisë hoteliere në Mal të Zi.
“Me hapjen e Regent Porto Montenegro, ka nisur një fazë e re e zhvillimit të industrisë hoteliere në Mal të Zi, teksa ne eliminojmë mungesën e cilësisë së lartë të akomodimit në hotel”, – shtoi Djukanoviç.
Hoteli është ndërtuar në qendër të portit të Malit të Zi në një ish-bazë detare në Boka Bay. Ajo administrohet nga kompania Taiwanese Regent, e cila drejton një zinxhir hotelesh në mbarë botën.
Godina me një pamje mbresëlënëse, projektuar në stil mesdhetar, ka kushtuar mbi 55 milionë euro.
31 nga 82 njësitë e strehimit do të shiten si apartamente, me ‘penthouses’ (apartamente luksoze në katin e fundit) që arrijnë në 7 milionë euro.
Hapja e hotelit është faza e fundit në zgjerimin e vazhdueshëm të Porto Montenegro.
Dikur një bazë detare e ushtrisë jugosllave, ajo u ble nga Munk në vitin 2006 Marina tani po i nënshtrohet procesit të pothuajse dyfishimit në madhësi, nga 250-490 vende për ankorim anijesh.