Gjatë 9 muajve të këtij viti rreth 1.3 milionë touristë vizituan Malin e Zi, rreth 5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Këta turistë kanë realizuar mbi 8.8 milionë netqëndrime , shifër kjo 4.3% më e lartë se në 9-mujorin 2011. Të ardhurat e gjeneruara nga industria e turizmit gjatë këtyre muajve u llogaritën në rreth 680 milionë euro ose 4.3% më shumë se periudha përkatëse e një vitit më parë. Pjesa më e madhe e netqëndrimeve u realizua nga turistë të ardhur nga vendet e Bashkimit Europian, Rusia dhe Srbia.
Sipas vlerësimeve të qeverisë së Malit të Zi në total për vitin 2012 netqëndrimet do të jetë 2% më të larta, ndërsa të ardhurat e gjeneruara nga turizmi parashikohen që të rriten me 3% krahasuar me vitin 2011.