Pas suksesit të obligacioneve prej 280 milion euro me maturim pesë vjecar të Malit të Zi, kushtet janë pjekur edhe për vendet e tjera të Ballkanit dhe të Evropës qendrore që të fillojnë të operojnë në treg.
Mali i Zi eleminoi frikën e ‘përhapjes’ së krizës së Ukrainës, duke vlerësuar 280 miliard euro obligacione me maturim pesë vjeçar të martën, me vendin jug-lindor europian që shfrytëzoi interesin e fortë të investitorëve që ishte vënë re këtë vit për huamarrësit e Evropës qendrore.
Vendi i vogël ballkanik siguroi gati 200 milion euro të fondeve në para të fituara rishtazi, dhe një tjetër shifër prej 80 milion euro nga një shkëmbim ekzistues i obligacioneve në vitet 2015 dhe 2016. Marrëveshja u vlerësua në 5.5%, shifra përfundimtare. Citigroup, Deutsche Bank dhe Erste Bank ishin menaxherët që udhëhoqën marrëveshjen.
Edhe pse një fakt i tillë ndeshet rrallë në portofolet e mëdha institucionale, vendi ka gjetur një histori bindëse për të treguar. ‘Cka u shfaq në process e sipër ishte vecanërisht pikëpamja e turizmit,’ tha një bankier në prag të marrëveshjes.
Vendi po e ‘tregton’ gjithmonë e më shumë veten sikundër po bën Kroacia fqinje, duke pasur parasysh se ajo gjithashtu zotëron bregdet të Adriatikut. ‘Krahasuar me disa vende të tjerë ato janë ekonomi më të vogla orientuar drejt shërbimit, por që ofrojnë një mjedis të qëndrueshëm politik i cili me siguri bën të mundur procesin e pranimit në BE. Në 2013 deficiti i qeverisë ishte rreth 2.6%, kështu që pamja fiskale është gjithashtu nën kontroll, ‘tha bankieri. Mali i Zi përdor euron si monedhën e saj edhe pse nuk është ende anëtar i BE-së.