Ministria e Financave të Malit të Zi tha se po konsideron masa të reja për të ndihmuar segmentin më të varfër të popullsisë, duke përfshirë një ‘fshirje’ të borxheve.
‘Me një analizë të plotë ndaj të gjithe efekteve potenciale, afat-shkurtër dhe afat-gjatë, ne jemi të hapur për të marrë në konsideratë stimuj të rinj për segmentet më të rrezikuara të popullatës, duke përfshirë një model që është zbatuar kohëve të fundit në rajon, ‘tha ministria.
Javën e kaluar, Maqedonia njoftoi planin për të ‘fshirë’borxhet e qytetarëve të cilët nuk mund të paguajnë borxhet e tyre të kartës së kreditit dhe kreditë bankare.
Të drejtën për të aplikuar do e kenë vetëm qytetarët që përfitojnë ndihmë sociale,të papunët afatgjatë, njerëzit që kanë humbur bashkëshortin në pesë vitet e fundit dhe personat me aftësi të kufizuara.