Kompania ajrore me kosto të ulët Flydubai deklaroi se në gjysmën e parë të 2017-s do të nisë fluturimet direkte nga Mali i Zi, por nuk ka vendosur ende nëse do të operohet nga Tivari apo Podgorica. Flydubai ndërkohë ka nisur fluturimet direkte edhe nga Zagrebi, që në datën 4 dhjetor të vitit të kaluar, tre herë në javë me avion Boeing 737-800. Në Europën Juglindore, Flydubai operon në Beograd, Sarajevë, Shkup, Sofje dhe së fundmi edhe në Bukuresht, ndërsa nuk parashikon operim të menjëhershëm nga Lubjana e Sllovenisë.