Projekti “Shkupi 2014” do të vazhdojë edhe në vitin 2017. Në buxhetin për vitin e ardhshëm janë parashikuar 2.1 milionë euro për rindërtimin dhe mbindërtimin e ndërtesës së Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Mbi 3.4 milionë euro do të shpenzohen për sheshin “Skënderbeu”.
Fasada e re prej baroku e Ministrisë së Transportit dhe lidhjeve duhej të ishte gati në vitin 2013. Por, punimet ende zgjasin. Në çdo buxhet gjatë pesë viteve të kaluara, duke përfshirë edhe këtë të vitit 2017 ndahen mjete për rindëritmin dhe mbindërtimin e ndërtesës së kësaj Ministrie.
Sipas një pjese të ekonomistëve, vazhdimi i projektit “Shkupi 2014” edhe vitin e ardhshëm, tregon se Qeveria nuk kujdeset për atë që në mënyrë strategjike t’i planifikoj nevojat e shfrytëzuesve buxhetor, por i ka vënë qëllim vetvetes sipas nevojave të saja.
“Është një fakt i vërtetuar në mënyrë empirike se këto para që në projektin e famshëm ‘Shkupi 2014’ normalisht se e fryjnë rritjen ekonomike. Por, ka një fakt empirik që bën të ditur se multiplikatorët nga sektori i ndërtimit janë negativë. Kjo do të thotë se nuk ekziston efekt multiplikativ nga kjo për të ardhmen, këto nuk sjellin produktivitet ose rritje të ardhshme të potencialit të PBV-së, e as që e rritin potencialin për vlerën e ardhshme të shtuar në Maqedonisë”, u shpreh Marjan Nikollov- Qendra për analiza ekonomike. / Zhurnal