Rritja ekonomike për vitin 2016 do të jetë vetëm 1.6%, krahasuar me 3.5%, sa ishte parashikimi i mëhershëm. Këto shifra i paraqiti sot Banka Popullore e Maqedonise (BPM) sipas të cilës kriza politike është shkaku kryesor i ngecjes së ekonomisë vendase.
Klima e pafavorshme politike do të bëjë që kompanitë, por edhe qytetarët të tregohen më të matur me shpenzimet. Kjo do të sjellë deri në uljen e investimeve dhe konsumit të brendshëm që do të përkthehet në ulje të prodhimit të përgjitshëm bruto, ka deklaruar ndër të tjera guvernatori Bogov, transmeton Zhurnal.
Sa u takon investimeve publike, sidomos atyre në infrastrukturën rrugore, BPM është e mendimit se këto do të zhvillohen sipas dinamikës së paraparë për shkak se fondet tashmë janë siguruar.