Maqedoni e Veriut/ Industria e duhanit drejt shuarjes, nuk ka interes nga të rinjtë

23/07/2019 9:03 AM 0 komente

Industria e duhanit në Maqedoninë e Veriut po kërcënohet nga shuarja e plotë. Prodhuesit e duhanit ankohen se tek të rinjtë nuk ka interesim për kultivimin e duhanit. Pragu i moshës së personave që kultivojnë këtë kulturë është nga 50 deri 80 vjet. Prodhuesit e duhanit e përshëndetën aksionin e institucioneve për parandalimin e shitjes së paligjshme të duhanit dhe cigareve. Me pengimin e shitjes së paligjshme të duhanit mbrohen rreth 20 mijë familje që ekzistencën e tyre e kanë nga kultivimi i duhanit.

“Prodhuesit tonë janë të interesuar për prodhime më cilësore dhe subvencione më të mëdha. Do të thotë që duhani i klasit të parë është 80 denarë, ndërsa i klasit të dytë dhe të tretë rreth 70 denarë, që mesatarisht kemi 1.2 euro subvencione. Kjo nuk është askund në botë dhe në Evropë. Ne kemi subvencione më të larta dhe gjithsesi nëse vazhdohet kështu edhe prodhimi i duhanit do rritet”- deklaroi Vanço Kocev, Lidhja e Shoqatave të Prodhuesve të Duhanit.

 

/ALSAT MK

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of