Maqedoni e Veriut/ Rregulla të reja për subvencionet e makinave

07/08/2019 10:41 AM 1 koment

Për të aplikuar për subvencione për automobila, së pari do të duhet automjeti i vjetër të lihet në depo të autorizuara me akreditim nga Ministria e Mjedisit.

Më pas do të duhet që automobilin e njëjtë ta ç’lajmërojë në MPB dhe ta dorëzojë librezën e trafikut.

Vetëm atëherë qytetarët do të mund të blejnë automjet me standardin Euro 5, por vetëm deri në 12,000 euro. Më pas me të gjithë dokumentacionin aplikojmë në Ministrisë së Ekonomisë për kthimin e tre mijë eurove. Këto tre mijë euro do t’i marrin të gjithë ata për të cilët do të ketë para në buxhet.

Kjo do të thotë që ata që të parët do të vendosin të aplikojnë për masën, pavarësisht sa është i vjetër automobili që do ta largojnë nga trafiku, do të marrin para, thonë nga ministria.

Automjeti që do të dorëzohet për shkatërrim duhet të jetë i regjistruar më së paku gjashtë muaj para depozitimit. Megjithatë, të gjitha detajet do të përpunohen në rregulloret ose programet që do të jenë gati në shtator.

 

/ ALSAT MK

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Anonymous Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Anonymous
Guest
Anonymous

Kjo qenka gje e mire