Maqedoni e Veriut/ Subvencione prej 21 mln denarë për 87 kompani

21/06/2019 9:32 AM 0 komente

Gjithsej 87 ndërmarrje mikro të vogla dhe të mesme sot morën vendime për pagesën e mjeteve nga Programi për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi.

Për këtë dedikim janë parashikuar 21 milionë denarë për furnizimin e pajisjes, veglave, makinave dhe instrumenteve, por jo më shumë se 300.000 denarë për kompani.

Qëllimi i kësaj mase është që të rritet produktiviteti dhe konkurrenca e këtyre kompanive dhe të kenë mundësi për punësime të reja.

/ ALSAT MK

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of