Një mision i FMN-së i kryesuar nga Ivana Vlatka Holar u prit në një takim nga ministri i Ekonomisë Valon Saraçini qëllimi i të cilit ishte njohja me politikat dhe masat për nxitjen e konkurrencës, me theks të veçantë në energjetikë, turizëm etj. Ministri Saraçini prezantoi gjendjen ekonomike në vend dhe e lidhi atë me ndikimin që kanë ngjarjet në BE. Misioni i FMN-së nga ana e tij mbështeti politikat e zbatuara fiskale dhe monetare, si dhe masat e ndërmarra në drejtim të përkrahjes së ekonomisë në kushtet e krizës. Ata theksuan nevojën për mbajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike, shkallës së inflacionit dhe zvogëlimin e mëtejshëm të shkallës së papunësisë. Sipas tyre edhe pse viti 2013 do të jetë plot me rreziqe
dhe kërcënime, faktorë kryesorë për optimizëm janë mbajtja në një nivel të mirë e rezervave , kërkesa e shtuar për prodhime të gatshme në tregun e vendit dhe të jashtëm, shërimi gradual i ekonomisë globale dhe përpjekjet e qeverisë për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe promovimi i produkteve vendase.