Kompania gjermane “Franz Kiel GmbH” e cila ka vendosur të investojë në Maqedoni pritet të hapë së paku 250 vende të reja pune. Kompania do të prodhojë sedilje për autobusë dhe për trena. Kjo kompani bashkëpunon me me një tjetër firmë të njohur, siç është Van Hull.
Drejori i përgjithshëm i kompanisë Gerhard Helvek theksoi se ka vendosur që të investojë për shkak të stabilitetit në industrinë e prodhimit dhe stafit të arsimuar të cilat sipas tij janë bazë për suksesin e kompanisë.
Investitori theksoi se do të fillojnë investimin në Zhelinë të Tetovës në një objekt i cili është përgatitur më parë. Puna do të fillojë më 1 qershor të këtij viti.