Infrastruktura është pengesa kryesore për zhvillimin e turizmit mes Maqedoni dhe Bullgari.
Kjo është një nga përfundimet e Bashkimit të Dhomave Ekonomike në Maqedoni. Biznesmenët insistojnë për përshpejtimin e kalimit në pikat kufitare Gjueshevo dhe Deve Bair dhe për ndërtimin e autostradës Shkup-Sofje (230 km) që do të bëjë të mundur shkrutimin e distancave.
Për tërheqjen e më shumë turistëve dy shtetet duhet të përpunojnë projekte me shtete të treta. Ndër prioritetet e shpallura është barazimi i numrit të turistëve maqedonas dhe bullgarë duke pasur parasysh të dhënat statistikore për vitin e kaluar, sipas të cilave 470 mijë maqedonas kanë qenë në Bullgari, derisa vetëm 52 748 bullgarë kanë vizituar Maqedoninë