Garancia e pajisjeve elektroshtëpiake nuk duhet të jetë 6 muaj, por të shtyhet minimumi 9 muaj. Shoqata për të drejtat e konsumatorëve në Maqedoni u shpreh se : “Pajisjet qëllimisht bëhen me pjesë më të dobëta që të mos jetojnë gjatë. Për këtë, konsumatorët europian kërkojnë që garancia prej 6 muaj të bëhet të paktën 9 muaj”, deklaroi Mrjana Lonçar nga shoqata për të drejtën e konsumatorëve.
Nga kjo shoqatë shpresojnë se propozimi i tyre do të jetë pjesë e ndryshimeve të ligjit për konsumatorë që priten të miratohen deri më shtator të vitit 2017. Me të duhet në mënyrë plotësuese të rregullohet edhe servisi i prodhimeve të cilat janë nën garanci, shënimin e prodhimeve që janë në shitje totale, si dhe prodhimet që janë para skadimit të afatit. Sipas Lonçar, nga tre mijë ankesa që kanë arritur deri tek ata, 371 janë për shkak të prodhimeve jocilësore që ende kanë qenë nën garanci.
“Biseduam për sugjerime sesi mund të fitohet kjo licencë, por është shumë e rëndësishme nëse ai që menaxhon dhe nuk punon si duhet, mund t’i merret. Ashtu siç ka dënime për qytetarët, gjithashtu duhet të ketë dënime edhe për ata që nuk i realizojnë obligimet ligjore edhe pse paguajnë”, Marijan Dodoski, kryetar i këshillit të konsumatorëve.
Banorët e Shkupit më së shumti ankohen për shkeljen e të drejtave të tyre si konsumatorë, por në rritje janë ankesat edhe nga qytetet e tjera.