Kompania ukrainase “Energija” do ta transferojë fabrikën për prodhimin e sistemeve ekologjike për pastrim të ujërave nga Kievi në Maqedoni.
Në fabrikën e re që duhet të vendoset në ZZHIT “Shkupi 2” investitori do të investojë 18 milionë euro dhe do të hapë 150 vende të reja direkte të punës. Marrëveshjen për realizimin e investimit e nënshkruan sot menaxheri i përgjithshëm i “Energija limited” Andrej Konashkov dhe drejtori i Drejtorisë së ZZHIT Viktor Mizo dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për Tërheqjen e Investimeve të Huaja Kliment Shekerovski në prani të kryeministrit Nikolla Gruevski.
Prodhimet e fabrikës në Maqedoni që duhet të fillojë me ndërtim në muajin prill të vitit të ardhshëm, do të destinohen për eksport, ndërsa pritjet janë vlera në nivel vjetor të arrijë 20 milionë euro. Për realizimin e investimit të investitorit janë në dispozicion dy parcela në ZZHIT “Shkupi 2” me sipërfaqe të tërësishme prej 8 hektarëve.
Reparti prodhues sipas paralajmërimeve, do të ndërtohet në sipërfaqe prej 20.000 metra katror. Negociatat me kompaninë ukrainase kanë filluar para pesë viteve, ndërsa kontakti i parë është realizuar gjatë roadshout qeveritar.