“Ekonomia e Maqedonisë gjatë pesë viteve të fundit ka pasur tregues ekonomikë shumë më të mirë se Greqia. Në perspektivë, do të jetë më e qëndrueshme dhe do të rritet në pesë vitet në vijim,
ndryshe nga Greqia, e cila do të vazhdojë rënien për të njëjtën periudhë”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski për gazetarët.
Sipas tij, ka shumë shanse që një pjesë e mirë e kompanive greke të transferojnë bizneset e tyre në qytetet kufitare maqedonase, si Bitola, Gevgelija, Valandovo, Strumica.
Për sa i përket borxhit të shtetit, Stavreski tha se Maqedonia është një vend me nivel shumë të ulët borxhi dhe kjo tendencë pritet të vazhdojë.