Në Maqedoninë perëndimore tashmë ka përfunduar ndërtimi i një qendre të madhe tregtare, “Palma Mall”. Ajo gjendet një kilometër larg Tetovës dhe rreth 30 kilometra larg Shkupit. Kompania investuese “Palma Traid” nisi ndërtimin e saj në vitin 2011 dhe në vjeshtë do të bëhet edhe përurimi. Pjesa më e madhe e dyqaneve do të kenë marka të njohura, si “Newyorker”, “Coin Case”, “LTB Jeans”, “Sport Vizion”, “D&M Drogery”, “La Costa”, “Nautica”, “Motivi”, por edhe ato të aksesorëve si “Chatse”, “Sëatch”, “Lost”, “Vasidora”. Në këtë qendër do të punësohet më shumë se 300 persona. Ajo është projektuar nga një studio me emër në vend.