Buxheti për vitin e ardhshëm arriti para deputetëve të parlamentit maqedonas. Për mazhorancën buxheti është përgjigje reale ndaj krizës, ndërsa për opozitën është hartuar me qëllim që të blihen votat e shterësës së pensionistëve, për zgjedhjet lokale. Sipas opozitës, vendi vazhdon të hyjë në borxh për projekte joproduktive. “Për herë të parë po planifikoni deficit që do të mbulohet me depozitime nga Banka Popullore. Janë 12 miliardë denarë ose rreth 200 milionë euro. Po prekni edhe rezervat për të paguar borxhet. Do të kërkojmë që të premten në parlament të jetë edhe guvernatori” tha Marijanço Nikollov, deputet i LSDM-së. Zoran Stavreski, ministër i Financave tha se në vitin 2015 do të paguhen obligacione me vlerë 150 milionë euro që janë marrë në vitin 2005 nga partia që ishte në pushtet në atë kohë. Ndërsa deputetët e bllokut opozitar, shqiptar akuzuan se projektet që janë me rëndësi për shqiptarët ose nuk realizohen, ose për ta nuk ka fonde.