Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë, për muajin mars 2016, pagën më të madhe neto e merrnin të punësuarit për “aktivitete financiare dhe aktivitete të sigurimit” me pagë prej 38.914 denarë, ndërkaq menjëherë pas tyre vijnë të punësuarit në sektorin “informata dhe komunikime” me rrogë neto 37.730 denarë.
Pagesë të lartë marrin edhe punëtorët në sektorin për “furnizim me rrymë elektrike, gaz, avull dhe komunikime”, rroga e të cilëve arrijnë deri në 36.929 denarë.
Pagë më të ulët marrin të punësuarit në sektorin “objektet për akomodim dhe aktivitetet e shërbimit me ushqim”, rroga e të cilëve arrin 15.118 denarë.
Paga mesatare neto e të punësuarve në Maqedoni gjatë muajit mars të vitit 2016 arrin 22.053 denarë. Në mars të vitit 2016, 1.3% e të punësuarve të Maqedonisë nuk kanë marrë rrogë. /Portalb