Pas një jave heshtjeje që nga momenti kur prokurorët i konfiskuan telefonin Prokurores Speciale të Maqedonisë, Katica Janeva, si pjesë e një hetimi për shpërdorim detyre, ajo deklaroi për mediat se mohonte çdo akuzë në këtë drejtim.
“Deklaroj me përgjegjësi të plotë se, as në mënyrë të ndërgjegjshme dhe as në mënyrë të pandërgjegjshme, nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjet dhe nuk e kam shpërdoruar në asnjë moment detyrën. Po, është e vërtetë, se unë, njësoj si shumë persona të tjerë në funksione shtetërore, njihemi me personin Bojan Jovanovskin, i njohur me pseudonimin Boki. Asnjëherë nuk e kam fshehur se djali im punon në 1TV, dhe se për shkak të punës që e bën, komunikon me personin në fjalë. Kjo nuk do të thotë se dikush ka të drejtë ta keqpërdorë pozicionin tim zyrtar, për të fituar privilegje të caktuara, ose për të kryer vepra në kundërshtim me ligjin”, deklaroi znj. Janeva. Ajo tha më tej se po i nxit vetë autoritetet që të hedhin dritë mbi një situatën në fjalë.
Telefoni i Prokurores Speciale u konfiskua si pjesë e hetimit për të zbuluar çdo provë të mundshme në lidhje me akuzat që ishin bërë znj. Janeva, duke shkaktuar edhe një skandal ndërkombëtar. Situata u përshkallëzua të hënën e kaluar, kur Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut dha dorëheqjen, duke thënë se nuk donte që as ajo dhe as familja e saj të binin pre e sulmeve të partive të ndryshme.
Përfaqësues të tjerë të Prokurorisë u shprehën se, sa më parë të hidhej dritë mbi këtë ngjarje, aq më mirë do të ishte, dhe nëse akuzat do të rezultojnë të vërteta, gabimet e një individi nuk duhet të rëndojnë mbi të gjithë institucionin. Znj.Janeva ka drejtuar Prokurorinë Speciale për rreth katër vjet. Ajo ka udhëhequr luftën kundër krimit të nivelit të lartë që në momentin kur ky organ u krijua në vitin 2015, si pjesë e një marrëveshjeje me BE-në për të minimizuar nivelin e krimit në vend dhe për të shmangur kriza të ndryshme politike. Prokuroria Speciale është marrë edhe me hetimin e akuzave kundër ish-kryeministrit të vendit, Nikola Gruevski, dhe që prej asaj kohe ka gëzuar besim të lartë në popull, më shumë se çdo institucion tjetër shtetëror i përfshirë në luftën kundër krimit të organi