Maqedoni, qeveria miraton rritjen e pensioneve

02/11/2012 10:50 AM 0 komente

Pensionet do të rriten me rreth 550 denarë për të gjithë pensionistët duke filluar nga muaji shkurt i vitit 2013. Qeveria miratoi propozimin e ardhur nga Bashkimi i Shoqatave të Pensionistëve e cila muajin e kaluar kishte kërkuar që pensionet të rriteshin me 5%.  Ministri i Punës Spiro Ristovski tha se vendimi për rritjen erdhi pas kërkimeve të bëra te të gjitha shoqatat e pensionistëve, për të kuptuar nëse kjo shtesë që kërkohej, i përgjigjej pritshmërive të tyre. Rritja me 5% mendohet se do të ndihmojë pensionistët në Maqedoni, numri i të cilëve arrin në 180,000.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of