Në Shkup u zhvillua takimi “Riorganizimi i debitorit në procedurë falimentimi” i cili organizohet në kuadër të projektit “Zbatimi i direktivave evropiane për përmirësimin e kornizës ligjore për falimentim të shoqatave tregtare”, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuçi, dhe pjesëmarrës në projektin e financuar nga Bashkimi Evropian i cili ka për qëllim të përmirësojë efikasitetin e realizimit të procedures falimentuese.
Ministri Kuçi në fjalimin e tij tha se dikasteri të cilin e drejton ai, rregullisht dhe me vëmendje ndjekë konsultimet e vazhdueshme në këtë temë, në të cilat përfaqësuesit e institucioneve relevante debatojnë për zbatimin e legjislacionit ekzistues dhe kornizës ligjore të krijuar një dekadë, më parë si dhe për ndryshimet e bëra në vitin 2014.
Sipas tij, harmonizimi me legjislacionin e BE-së kërkon zgjerim të njohurive të likuidatorëve për përmirësim të menaxhuesve të procedurave të falimentimit, ndërkohë që tha se nevojitet e përforcimi i kapaciteteve të Ministrisë së Ekonomisë.
“Qëllimi përfundimtar i projektit është të kontribuojë për ushtrimin efektiv të të drejtave të kreditorëve dhe debitorëve dhe obligimeve që dalin nga likuidimi dhe falimentimi. Kjo pritet të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e paralajmërimit të hershëm për rëndësinë e fillimit në kohë të procesit të ristrukturimit, nëse ajo është periudha pavarësisht nëse bëhet fjalë ose jo për procedurë parafalimentuese ose të filluar. Në vendet e BE-së rehabilitimi është duke u bërë gjithnjë e më i rëndësishëm”, tha Kuçi.
Kryesuesi i ekipit i cili po zbaton projektin “Zbatimi i direktivave evropiane për përmirësimin e kornizës ligjore për falimentim të shoqatave tregtare’, Krasin Dimitrov tha nga ana e tij se në kuadër të projektit është bërë një analizë e pjesëve të cilat do të duhet të ndryshohen me qëllim që të përmirësohet ligji për procedurë falimentuese.
“Propozimi ynë është që kjo të bëhet përmes trajnimit aktiv për zbatimin e ligjit, sepse atë që zbatojnë falimentimin nuk kanë njohuri të mjaftueshme si të bëjnë një plan biznesi dhe si të bëjnë një riorganizim”, tha Dimitrov, i cili informoi se rreth 800 kompani janë pranë falimentimit. /Anadolu Agency (AA).