Në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, paratë që hyjnë nga remitancat janë shumë më të mëdha sesa investimet e huaja, shkruan gazeta KOHA.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2015, remitancat në Maqedoni të dërguara në mënyrë zyrtare përbëjnë 2.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo afër 300 milionë euro, ndërsa nga ana tjetër janë realizuar investime të huaja në vlerë prej 215 milionë euro. Nëse këtu i llogarisim edhe disa qindra milionë euro të remitancave që hyjnë përmes kanaleve joformale, atëherë llogaritet se vlera mund të arrijë në 500 milionë euro deri në një miliardë euro.
Sipas analistit ekonomik, Arben Halili, në Maqedoni ekziston nevoja e patjetërsueshme e përgatitje të një sistemi adekuat që do të identifikojë shumë që në emër të remitancave hyn për çdo vit në shtet si dhe ridedikimit të një pjese të tyre në investime për biznese të vogla familjare, në vend për konsum apo mbulimin e nevojave mujore të familjare.