Numri i turistëve në muajin prill arriti në 40,700 ose rreth 10% më shumë se për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritje shënoi edhe numri i netqëndrimeve me 2.5%. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikat, numri i turistëve vendas u rrit me 1.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa numri i turistëve të huaj me 14.4%. Për turistët vendas numri i netqëndrimeve u rrit me rreth 9%, ndërsa për të huajt u rrit me 3.1%. Ndërsa si katër mujor numri i turistëve u rrit me 4.6%.