Deri në vitin 2016 paga minimale duhet të arrijë në 10.080 denarë. Brenda 10 ditëve qeveria duhet të përgatisë një ligj për këtë, bëri të ditur kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin para sindikatave. Më saktë, nga muaji mars rroga minimale nga 8.050 do të rritet në 8.800 denarë, në mars të vitit të ardhshëm në 9.590 denarë dhe në mars të 2016 të bëhet 10.080 denarë. “Kjo do të thotë që punëdhënësit do të jenë të detyruar me ligj të rrisin pagat në nivel të barabartë ose më lartë se paga minimale”, deklaroi Nikolla Gruevski. Megjithatë, të punësuarve në industrinë e tekstilit dhe përpunimin e lëkurave u jepet afat prej dy viteve për harmonizimin e lartësisë së rrogës minimale. Rrogën minimale prej 10.080 ata do ta marrin në vitin 2018. Sindikata është shprehur e kënaqur nga ky vendim i qeverisë. “Unë jam i bindur dhe optimist se të gjithë ne së bashku, pra, sindikata dhe qeveria në periudhën e ardhshme do të bashkëpunojmë. Ndonjëherë edhe do të konfrontohemi me qëllim që të kontribuojmë për jetë më të mirë të qytetarëve dhe punëtorëve”, tha Zhivko Mitrevski, kryetarë i LSM-së.