Zëvendësministri i financave Kire Naumov njoftoi se duke filluar nga janari e deri në javën e parë të shkurtit janë shpenzuar 93 milion euro, ose pothuajse 30% e deficitit të projektuar buxhetor për të gjithë vitin.
Bazuar në të dhënatpër këtë periudhë të buxhetit janë transferuar pothuajse 18% e transfereve të planifikuara vjetore deri te Fondi Invalid Pensional, i cili ishte i detyruar të shlyejë borxhet ndaj fondeve private pensionale.
Ekspertët e ekonomistë thonë se në një vit elektoral do të përsërisë praktikat e shpenzimeve të forcuara buxhetore që do të përfundojnë me minus më të thellë në arkën e shtetit.
Për 2016 minusi në arkën e shtetit është projektuar në 308.6 milionë euro ose 3.2% e PBB-së. Dhe sikundër është raportuar në buxhet ky nivel deficiti reflekton angazhimin për reduktimin gradual të shpenzimeve publike.
Për më tepër, në Strategjinë e re fiskale, qeveria parashikon reduktimin e minusit buxhetor, duke filluar nga ky vit.