Ministria e Financave në Maqedoni ka njoftuar sot se shteti do të kërkojë një hua prej rreth 60 mln eurosh nga bankat dhe kompanitë e sigurimit në vend.
Ky është një ankand i bonove të thesarit 12-mujor me dhe pa klauzolë të këmbimit valutor dhe një obligacion qeveritar 15-vjeçar. Nesër në bazë të detyrimeve të matura, shteti duhet të kthejë të njëjtën shumë parash.
Kjo është huamarrja e dytë për të kthyer një hua tjetër, në muajin shtator, raportojnë mediat vendase. Borxhet vendore nga 4 janë shkurtuar në 2 në muaj, ndërsa sipas paralajmërimeve të Kryeministrit Zoran Zaev, këtë vit nuk parashikohet huamarrje në tregun vendor