Trazirat e vazhdueshme që po ndodhin në Maqedoni, pengojnë biznesmenët e huaj për të investuar. Sipas Konfederatës së biznesit të Maqedonisë, kriza qytetare dhe politike mund të prish imazhin e shtetit para ndërkombëtarëve dhe komunitetit të biznesit. Kryetari i kësaj konfederate Mile Boshkov, thotë se ngjarjet e fundit duhet të merren me seriozitet për shkak se kanë ndikim direkt në ekonominë vendore.
“Edhe pse çështjet politike nuk janë synimi jonë, e as i funksionimit tonë strategjik, por konsiderojmë se një situatë e tillë përçon mesazhe negative tek organizatat ndërkombëtare, tek faktori ndërkombëtar, parterët tanë rajonal, apo tek investitorët e huaj. Ata do të hamenden nëse do të sjellim kapitalin e tyre këtu, madje besoj se edhe ato kompani që tashmë kanë vendosur të investojmë, këtë vendim do ta anulojmë për ndonjë periudhë më të mirë“, tha Mile Boshkov, Konfederata e Biznesit të Maqedonisë.
Boshkov thotë se përveç situatës së tanishme të protestave, në klimën e biznesit ndikojnë edhe zhvillimet politike, në veçanti zgjedhjeve e shpeshta që mbahen qoftë në nivel lokal apo republikan..
“Në nivel lokal, kompanitë tona kanë ditur të funksionojnë shumë mirë edhe gjatë konfliktit të vitit 2001, kështu që mentaliteti i komunitetit të biznesit tashmë e shef krizën si pjesë e mënyrës së funksionimit shoqëror të shtetit. Neve më shumë na pengojnë zgjedhjet e shpeshta që ndodhin, pavarësisht a janë lokale apo parlamentare se sa kriza politike në të cilën gjendemi për momentin”, deklaroi Mile Boshkov, Konfederata e Biznesit të Maqedonisë.
Në një intervistën për radion “Europa e Lirë”, kryetari i konfederatës thotë se për momentin, nuk mund të japin ndonjë vlerësim për ndikim e trazirave në ekonominë vendore. Duhet të pritet që të kalojë një periudhë e caktuar kur do të dalin në pah të dhënat për Prodhimin vendor bruto, importin dhe eksportin, investimet e huaja direkte e të tjerë, për të parë se çfarë efekti kanë trazirat mbi zhvillimet ekonomike.