Maqedoni / UNESCO, paralajmërime ndaj qytetit turistik të Ohrit

08/06/2019 10:05 PM 0 komente

Pasi UNESCO kërcënoi se do ta vendoste qytetin liqenor të Ohrit dhe zonën rreth tij në listën e vendeve të rrezikuara, kryesisht për shkak të ndërtimeve të paligjshme, autoritetet lokale premtuan se do të merrnin masa të menjëhershme.

Në po të njëjtën ditë që u publikua raporti, autoritetet lokale nisën që të hiqnin palmat në breg të liqenit të Ohrit. Lëvizja u bë sigurisht me rekomandim të UNESCO-s, duke qenë se ato nuk janë indigjene dhe se heqja e tyre nuk e dëmton origjinalitetin e zonës. Kjo nuk kërkonte përgatitje paraprake, prandaj ne filluam menjëherë me heqjen e tyre, u shpreh për median, kryetari i sapozgjedhur i Ohrit, Konstantin Goergievski.
Në draft-projektin e fundit, që do të diskutohet në konferencën që do të mbahet në korrik në Baku, UNESCO propozon përfshirjen e rajonit të Ohrit në listën e vendeve të trashëgimisë botërore që rrezikojnë të shkatërrohen.

Në draft-projekt citohet se megjithëse disa projekte të mëdha ndërtimi, të cilat kërcënonin shkatërrimin e origjinalitetit të qytetit të Ohrit, u arritën të ndaleshin, problemi i ndërtimeve të paligjshme nuk është zhdukur plotësisht, sepse një numër i madh ndërtimesh të vogla vazhdojnë ende të kryhen.

Z. Goergievski tha se brenda 30 ditësh, autoritetet lokale do të përpilojnë një regjistër të të gjitha ndërtimeve pa leje dhe deri në momentin që Parlamenti të miratojë një ligj të vonuar për të ndaluar këtë problem në qytetin e Ohrit dhe në zonat rreth tij, ata do të ndërmarrin veprime për të mos lejuar më asnjë ndërtim të paligjshëm.

Liqeni i Ohrit, më i thelli në Gadishullin e Ballkanit dhe një prej më të vjetërve në botë, është një prej 28 vendeve në të gjithë botën që UNESCO e ka përfshirë në dy kategori të trashëgimeve botërore, në atë të kulturës dhe të natyrës. Përveç bukurive natyrore, ai është shtëpia e shumë specieve endemike si trofta e Ohrit dhe ajo që e bën këtë zonë të veçantë është trashëgimia kulturore mjaft e pasur. Qyteti antik i Ohrit është plot me kisha të vjetra, shtëpi piktoreske dhe monumente shekullore.

Arsyeja se përse ky qytet tërhoqi vëmendjen e UNESCO-s në fillim të kësaj dekade, ishte për shkak të ndërtimit të një kompleksi universitar të financuar nga shteti në kodrën Plaosnik, me pamje nga qyteti i vjetër. Me pak fjalë ky kompleks u ndërtua mbi disa gjetje arkeologjike që i takojë periudhës së antikitetit dhe asaj mesjetare. UNESCO e paralajmëroi gjithashtu këtë qytet edhe për ndalimin e ndërtimit të një rruge përsëri me financim nga shteti, që do të lidhë qytetin me manastirin e lashtë të Shën Naumit.

Arsyeja se përse UNESCO nuk e miraton ndërtimin e kësaj rruge është sepse ajo ishte planifikuar se do të kalonte përmes Malit Galicica, në të cilën ndodhen disa prej specieve më të rralla të Ballkanit.

Kritikat e UNESCO-s flasim më tej edhe për ndërtimin e planifikuar të një qendër skish po në zonën e Galicicas dhe për ndërtimin e tre zonave të reja të zhvillimit të turizmit përgjatë bregut të liqenit. Sikur të mos mjaftonin shqetësimet dhe paralajmërimet e UNESCO-s gjatë gjithë dekadës së fundit, të cilat janë shprehur kryesisht edhe gjatë qeverisjes autoritare të ish-Kryeministrit dhe udhëheqësit të partisë VMRO DPMNE, Nikola Gruevski, qeveria e cila dha edhe miratimin për mbjelljen e palmave dhe ndërtimeve të tjera, kjo e fundit nuk hezitoi fare për të sulmuar socialdemokratët në pushtet duke i thënë se situata që po përjeton vendi është vetëm si pasojë e interesave të bizneseve të tyre.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of