Autoriteti i Zonave të Lira të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, TIDZ, është pika qendrore për investitorët e huaj që kërkojnë mbështetje për të investuar. SHBA-ja ka qenë ndër vendet kryesore që kanë investuar në Maqedoninë e Veriut, në vitet e fundit.
Si një vend i qëndrueshëm politikisht dhe ekonomikisht, i ndodhur shumë pranë Bashkimit Europian dhe me një fuqi punëtore të kualifikuar dhe infrastrukturë të klasit botëror, Maqedonia e Veriut po tërheq investime nga kompani të mëdha globale.
Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në rajon që ofron zgjidhje fleksibël për çdo investitor, 10 vite pushim tatimor për fitimet dhe taksa më të ulëta mbi të ardhurat e korporatave, si dhe mbështetje deri në 50% nga shteti për një periudhë maksimale 10-vjeçare.
Stimujt kryesorë për investim:
– Shërbim me një ndalesë (one-stop service).
– Deri në 50% mbështetje nga qeveria për një periudhë maksimale 10-vjeçare.
– Mbështet rritjen e investimeve kapitale dhe të ardhurave me një kthim prej 10+10% të kostove të investimit në makineri dhe pajisje të reja, ose investime në ndërtesa.
– Pushim tatimor 10-vjeçar për tatimin mbi fitimin dhe korporatat dhe ulje 100% të tatimit mbi të ardhurat personale deri në 10 vjet.
– Qira afatgjatë të tokës deri në 99 vjet, me çmime koncesionare.
– Kostot më të ulëta operative në Europë.
– Regjistrim i shpejtë i kompanisë.
– 14 zona industriale të zhvilluara me infrastrukturë të gatshme për përdorim.
– Qasje e lirë tregtare në Europë.
– Sistem i personalizuar “Single Entry Point”, duke mundësuar mbështetje të plotë profesionale për çdo investitor.
“Maqedonia e Veriut është në udhëkryq të ekonomisë globale. Këtu investitori ka një pikë të vetme kontakti me pushtetin qendror dhe vendor. Një nga përparësitë e të bërit biznes me një vend relativisht të vogël si Maqedonia e Veriut, është fleksibiliteti që mund të ofrojmë.
Si drejtor i TIDZ-së, unë gjithmonë përpiqem t’i kuptoj më mirë nevojat e investitorit”, thotë zoti Despotovski, drejtori i TIDZ-së.