Maqedonia e Veriut do të marrë 600 mln euro hua që të përballojë krizën e koronavirusit

24/03/2020 1:00 PM 0 komente

Maqedonia e Veriut planifikon të marrë hua gati 600 milion euro (641.9 milion dollarë) për të siguruar likuiditetin e buxhetit dhe për të ruajtur punësimin gjatë krizës së koronavirusit, tha ministrja e financave Nina Angelovska, shkruan See News.

Shkupi do të marrë hua rreth 400 milion euro përmes një mekanizmi urë të abligacioneve*, me një afat deri në maturim deri në 12 muaj, tha Angelovska në një konferencë shtypi, transmetuar në kanalin qeveritar YouTube.

“Do të jetë një huamarrje nga bankat e huaja në kushte të favorshme. Ne presim një normë të favorshme të interesit për këtë instrument, madje edhe më të ulët se Eurobond-i i emetuar më parë për vitin 2018, duke pasur historikisht normën më të ulët të interesit prej 2.75%,” tha Angelovska.

Qeveria do të marrë hua edhe 87 milion euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe 100 milion euro nga Banka Botërore.

Angelovska shtoi se ajo parashikon një ngadalësim ekonomik dhe rritje negative në tremujorin e dytë pasi ndikimi më i fortë i sëmundjes koronavirus pritet të ndihet në tre muajt e ardhshëm.

Qeveria tha javën e kaluar se do të sigurojë kredi me vlerë prej rreth 12 milion euro, me interesa zero, për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) të prekura nga koronavirusi.

Angelovska tha në atë kohë që Shkupi është gjithashtu në bisedime me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) për të riaalokuar 50 milionë euro shtesë që do të jenë në dispozicion të kompanive në formën e kredive pa interes.

 

*Termi në anglisht “bridge-to-bond facility” është një mekanizëm e brendshëm huamarrjeje i përdorur gjatë periudhës kur emetimi i një obligacioni është në proces, por nuk është përfunduar ende

 

Borxh i ri, për një të mirë publike, si Shëndeti Publik!

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of