Maqedonia e Veriut, investime 8.2 miliardë euro deri në 2027 

18/06/2021 3:16 PM 0 komente

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka thënë se investimet në disa sektorë të ekonomisë lokale pritet të arrijnë në 8.175 miliardë euro (9,98 miliardë dollarë) gjatë periudhës 2021-2027.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut tha në një deklaratë se rreth 5.791 miliardë euro do të caktohen për investime publike, ndërsa 2.384 miliardë euro do të jenë investime private.

Qeveria parashikon investime me vlerë 3.144 miliardë euro në sektorin e energjisë, 2.729 miliardë euro në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, 798 milionë euro në prodhim dhe 300 milionë euro në shitjet me pakicë.

Ajo gjithashtu parashikon investime me vlerë 500 milionë euro në shëndetin publik, 504 milionë euro në infrastrukturën mjedisore dhe 200 milionë euro në sektorin e turizmit.

Duke prezantuar planin e investimeve në një konferencë për shtyp online, kryeministri Zoran Zaev tha se vendi pret që të tërheqë investime të huaja nga kompani nga Gjermania, Italia, Kanadaja, Turqia, Shtetet e Bashkuara, Belgjika, Zvicra, Holanda dhe Sllovenia

Zaev tha se plani i investimeve do të ndihmojë vendin që të rimëkëmbet nga kriza COVID-19, të rrisë standardet e jetesës dhe të rrisë PBB-në dhe eksportet.

Të dhënat e bankës qendrore në fillim të këtij viti treguan se investimet totale të huaja direkte në Maqedoninë e Veriut arritën në 239.8 milionë euro vitin e kaluar, krahasuar me një hyrje neto prej 398.76 milionë euro në 2019.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of