Maqedonia e Veriut, Zaev: Mbështes legalizimin e marijuanës në mënyrë që të rritet turizmi 

01/12/2020 4:27 PM 0 komente

Kryeministri Zoran Zaev shprehu mbështetje për legalizimin e marijuanës në Maqedoninë e Veriut.

“Personalisht e mbështes legalizimin, sepse përmes kësaj mase ne do të jemi në gjendje të zhvillojmë aktivitete dhe shërbime, të cilat tani kontribuojnë shumë pak në PBB-në tonë”, tha Zaev, cituar nga gazeta “Nova Makedonija” dhe “Nova TV” në Shkup.

Restorantet dhe turizmi në vend do të rriten. Të gjitha vendet ekzistuese dhe të reja të shitjes, nëse marrin licencat, do të jenë në gjendje të ofrojnë marijuanë dhe kanabis, të cilat mund të ndihmojnë në zhvillimin e sektorit të shërbimeve të vendit, tha kryeministri maqedonas.

Si hap i parë, ai mbështet dekriminalizimin e marijuanës, një vendim aktualisht në pritje në Parlamentin maqedonas. Zaev bëri thirrje për “procedurën më transparente të mundshme”, pasi “duhet të përdoret potenciali i plotë për një rifillim të ekonomisë maqedonase”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of