Vetëm për tetë muajt e këtij viti, 1% e Prodhimit Bruto të Maqedonisë ose mbi 70 milionë euro përfunduan në shtetin fqinj, Greqi. Këto janë të ardhurat që kompanitë greke me seli në Maqedoni i transferuan kompanitë e tyre “mëmë” si zëra kredie ë ose dividendi.
“Ne nuk kemi mundësi që t’i kufizojmë këto qarkullime parash të sektorit jofinanciar. Kur flasim për sektorin bankar, situata është tjetër, pasi ka rregulla që parandalojnë derdhje të tilla të kapitalit, prandaj kjo nuk ndodh në sektorin bankar”, tha Dimitar Bogov, Guvernator i
Bankës Popullore të Maqedonisë. Sipas tij për shkak të kësaj janë zvogëluar edhe depozitat e kompanive në bankat e Maqedonisë.