Shqipëria pritet që shumë shpejt të ketë akses në bazën e të dhënave ndërkombëtare të markave si dhe të bëjë klasifikim të ngjashëm me atë që sanksionon Marrëveshja e Vjenës. Një projektligj i fundit i depozituar në Parlament sanksionon pikërisht aderimin e Shqipërisë në këtë marrëveshje, duke pasur në fokus klasifikimin ndërkombëtar të elementeve figurative të markave tregtare. Referuar relacionit që shoqëron këtë draft, theksi vihet tek avantazhet që sjell ky hap, ku së pari është lehtësimi i kërkimit mbi markat tregtare.
Së dyti, lehtësimi i procedurave të aplikantëve për plotësimin e dokumentacionit, që pritet të sjellë rritje të numrit të aplikimeve për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit nga subjekte shqiptare dhe të huaja, si në rrugë kombëtare dhe në rrugë ndërkombëtare, si rezultat i krijimit të mundësive të njëjta të mbrojtjes dhe marrjes së informacionit me vendet, të cilat kanë aderuar në marrëveshjen e Vjenës.
Adermimi në Marrëveshjen e Vjenës “detyron” Shqipërinë që edhe klasifikimin ta bëjë sipas të njëjtit sistem.
“Nevoja për zyrtarizimin e një klasifikimi të vetëm në Shqipëri ka lindur edhe sepse subjekte të të drejtave të pronësisë industriale në Shqipëri janë jo vetëm subjektet shqiptare, por edhe ato me origjinë nga shtete të huaja, që janë tashmë anëtare të Marrëveshjes së Vjenës”, thuhet në relacion.
Aktualisht në Marrëveshjen e Vjenës aderojnë 32 vende duke ofruar lehtësi në shkëmbimin e informacionit mes njëri-tjetrit për çështje që lidhen me pronësinë industriale.
Shqipëria gjatë tre viteve të fundit ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore legjislacionin që lidhet me pronësinë industriale. Vetëm pak kohë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale nxori për konsultim një seri aktesh nënligjore të lidhura me regjistrimin e markave, kostot si dhe procedura të tjera.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ne Shqiperi,regjistrimi i markave eshte me mire te behet direkt ne gjykate dhe te mos jete institucion sic eshte sot. Edhe vete specialistet e DPI duhet te jene dakord perderisa ne ceshtjet per markat,ne gjykata,mendimi i tyre i shprehur eshte ; si te vendose gjykata….!!?? Kolaps !! Paaftesi profesionale ose korrupsion. Gjykata kerkon mendimin e spacialistit te DPPI ndersa specialisti deklaron se eshte dakord me cilindo vendim te gykates….!!?? Dhe,sic dihet,ne gjykate fiton ai qe paguan dhe jo ai qe ka te drejte…. Menyrat qe praktikohen tek ne,per markat,sic e thashe me lart,nuk besoj se jane praktike europiane madje,mira do… Read more »