Marrëveshja e parashikueshme e OPEC-ut nuk mund të fshehë problemet e saj gjigante

26/07/2019 10:05 PM 0 komente

Edhe për sa kohë do të pranojë karteli të humbasë një pjesë të konsiderueshme të tregut si pasojë e shistit argjilor amerikan?

 

Takimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në Vjenë më 1 dhe 2 korrik ishte në disa aspekte një pushim i shkurtër. Marrëveshja e shpallur nga OPEC dhe aleatët e saj ishte vazhdimi i një takimi të nisur vitin e kaluar. Për të paktën edhe nëntë muaj të tjerë, prodhimi ditor do të mbetet në nivelin 1.2 milionë fuçi, më i ulët se ai i arritur në tetor të vitit të kaluar, shkruan Te Economist.

Pas këtyre parashikimeve, fshihen probleme të mëdha si për tregun e naftës, edhe për vetë OPEC-un. Amerika dhe Irani, një anëtar i OPEC-ut, janë duke luajtur me zjarrin. Rënia në prodhimin e Venezuelës është rritur nga janari, kur Amerika njoftoi vendosjen e sanksioneve kundër PDVSA, kompanisë së saj kombëtare të naftës. Përshkallëzimi i konfliktit në Libi mund të bëjë që edhe këtu, prodhimi i naftës të shënojë rënie. Megjithatë, prodhuesit e naftës janë më të shqetësuar për rënien e kërkesës sesa për kufizimin e furnizimit me naftë.

Çmimi i naftës së papërpunuar europiane, Brent, u rrit me 74 dollarë për fuçi në fund të prillit dhe më pas pësoi rënie shumë të lartë në maj, kur investitorët u zunë rreth luftës tregtare dhe yield-et e obligacioneve qeveritare ranë si në Amerikë ashtu edhe në Europë. Njoftimi i 29 qershorit se Amerika dhe Kina mund të rifillojnë bisedimet tregtare ka pasur ndikim pozitiv në këtë situatë, por nuk është nënshkruar ende një marrëveshje midis të dyjave. Një nga pyetjet më të rëndësishme të OPEC-ut është se deri kur kjo organizatë do të jetë e gatshme të humbasë një pjesë të konsiderueshme të tregut ndaj pjesës së tregut që zotërohet nga Amerika.

Rezultati i kësaj situate është se pjesa e OPEC-ut në prodhimin global ka shënuar rënie nga 42.2% në 2016 në 39.2% deri në mars të këtij viti, ndërsa pjesa e Amerikës në prodhimin botëror ka shënuar rritje, nga 10.9% në 14.5%. Pyetja e dytë e rëndësishme është se si do ta përballojë Arabia Saudite dhe Rusia, reduktimin në prodhimin e naftës. Prodhimi, edhe pse jo në nivelet e dëshiruara në Iran dhe në Venezuelë, e ka ndihmuar OPEC-un të mos pësojë humbje të mëdha, ndonëse prodhimi i shistit në Amerikë ka shënuar rritje. Wood Mackenzie, një grup kërkimi në sektorin e energjisë, vlerëson se Amerika (me përjashtim të Alaskës dhe Hawaii) do të prodhojë 1,2 milionë më shumë fuçi në ditë këtë vit sesa në vitin 2018. Ndërsa Irani do të prodhojë 1 milion më pak fuçi në ditë.

Në vitin 2016, Rusia ra dakord të bashkëpunonte me OPEC-un për të stabilizuar çmimin e naftës. Ndikimi i saj në Lindjen e Mesme është rritur shumë dhe ka qenë ajo që ka marrë një pjesë të madhe të vendimeve të OPEC-ut, qoftë ato të rëndësishmet ose jo. Më 29 qershor të këtij viti, në takimin e zhvilluar në Vjenë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se kishte rënë dakord me Arabinë Saudite për të reduktuar prodhimin e naftës të OPEC-ut. Rusia, nga ana e saj, nuk ka hequr dorë nga shumë gjëra në këmbim.

Për shumë muaj, prodhimi i saj e ka tejkaluar nivelin që ajo kishte rënë dakord me OPEC-un. Në mars, pjesa e saj në tregun global ishte më e lartë se në vitin 2016. “Duke bërë vetëm shumë pak, ata shumë më tepër në këmbim” tha Martijn Rats nga Morgan Stanley. OPEC dhe Rusia duken të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin. Takimi në Vjenë ishte vetëm një mënyrë për të formalizuar partneritetet e OPEC-ut me shtetet joanëtare. Nëse çmimet e naftës do të mbeten në nivele të ulëta, atëherë Arabia Saudite dhe Rusia mund të përballen me një zgjedhje jo të favorshme: t’i lënë çmimet që të vazhdojnë të bien ose të reduktojnë prodhimin, dhe rrjedhimisht duke humbur një pjesë të mirë të tregut, duke i dhënë sërish përparësi shistit amerikan.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of