Marrëveshja Kosovë-Serbi në Amerikë, Trump dekoron Grenellin

25/12/2020 9:24 AM 0 komente

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dekoruar të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me Medaljen e Sigurisë Kombëtare.

Grenell në këtë pozitë u emërua në tetor të vitit 2019, derisa po shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dekoruar me Medaljen e Sigurisë Kombëtare të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Njoftimin e ka bërë ambasadori Grenell përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Ambasadori Richard Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve”, ka thënë Trump në vendimin e tij.

Në vendim thuhet po ashtu thuhet se kontributet e Ambasadorit Grenell në arritjen e këtij përparimi historik diplomatik në Serbi dhe Kosovë do të çojnë në një të ardhme më të ndritur për miliona njerëz.

“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të prosperuar. Kontributet e Ambasadorit Grenell në arritjen e këtij përparimi historik diplomatik në Serbi dhe Kosovë do të çojnë në një të ardhme më të ndritur për miliona njerëz”.

Ditë me parë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka treguar se ka pasur komunikim të rregullt me administratën aktuale të presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe pas 20 janarit, kur Joe Biden do të inaugurohet si president i ri i SHBA-së.

Shefi i Qeverisë së Kosovës është shprehur i bindur se marrëveshjet e Shtëpisë së Bardhë do të zbatohen në përpikëri.

“Unë besoj që e mira në këtë proces është që marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në nuk janë ndikuar asnjëherë se cila prej partive, demokrate apo republikane që ka qeverisur. Jam i bindur që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim. Edhe komunikimi që kemi pasur deri tash, gjatë këtyre javëve kemi marrë garanca që marrëveshja që kemi nënshkruar më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet pa asnjë hezitim”.

Ndryshe, Grenell ishte emëruar i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi në tetor të vitit 2019, derisa po shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani ndërsa më 4 shtator 2020 Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike.
Më 4 shtator, në prani të presidentit Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan dokumente të ndara për normalizimin ekonomik.

Gjatë nënshkrimit të dokumenteve i pranishëm ishte edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Marrëveshja përfshin një sërë projektesh ekonomike, si ndërtimi i autostradës, i linjës hekurudhore dhe nisja e fluturimeve Prishtinë-Beograd. Në këtë marrëveshje, palët po ashtu janë pajtuar që SHBA-ja të kryejë studim fizibiliteti në Liqenin e Ujmanit “me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of