Kreu i OBSH për Europën dr. Hans Kluge dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit dy vjeçare, që ka në fokus forcimin e kapaciteteve për parandalimin dhe përballimin e epidemive dhe përmirësimin e aksesit në shërbimin shëndetësor.
“Sot së bashku me dr. Kluge, firmosim një marrëveshje të rëndësishme me Organizatën Botërore te Shëndetësisë. Kjo marrëveshje qe firmosëm është një angazhim konkret për mbështetje për te përmirësuar aksesin në shërbimet thelbësore, forcuar kapacitetet e vendit për te parandaluar dhe kontrolluar epidemitë, për të forcuar akoma më shumë kapacitete në lidhje me inovacionin dhe digjitalizimin si dhe për adresimin e faktorëve përcaktues të shëndetit me qëllim popullatë më të shëndetshme”, tha Manastirliu.
550 mjekë, 3130 infermier dhe 134 epidemiolog dhe kanë marrë bonusin e Covid, më konkretisht 1000 dhe 500 euro.
“Ky moment nuk është aspak e lehtë, jemi në një betejë për më shumë se 8 muaj. Nuk na ka munguar as forca dhe as vullneti për t’i bërë ballë vështirësive, shëndeti i qytetarëve është i pari për ne. Prej ditës së parë jemi angazhuar në përputhje me OBSH, për mjekët dhe infermierët, stafet mjekësore që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren, kemi siguruar që prej dita e parë të gjitha mjetet mbrojtëse dhe mbështetjen financiare, 550 mjekë, 134 epidemiologë, mbi 700 punonjës shërbimesh janë mbështetur me bonusin socialë. Detyra jonë është të kujdesemi dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, përtej gjithë punës që po bëhet”.
Manastirliu deklaroi se po forcohen kapacitetet për të përballuar situatën e epidemisë dhe janë në dispozicion 1600 shtretër të dedikuar përfshirë këtu edhe spitalet rajonale sipas 3 skenarëve.
“Strategjia e përballimit të vjeshtë-dimrit dhe dokumentet e tjerë strategjikë janë udhërrëfyes të rëndësishëm për të adresuar nevojat dhe përgjigjen e sistemit shëndetësor, edhe në këtë faze të epidemisë. Kemi rritur kapacitetet e testimit dhe gjurmimit me katër herë krahasuar me muajin qershor, kemi rritur kapacitetet spitalore, 550 shtretër të dedikuar në katër struktura të mirëpajisura me stafe të kualifikuara janë të disponueshme për rastet e pacientëve ndërkohë që kemi tre skenarë të përfshirjes së spitaleve rajonale që e çojnë këtë kapacitet të dedikuar për trajtimin e pacientëve me covid 19, në 1600 shtretër të pajisur dhe me stafe të trajnuara”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu vlerësoi mbështetjen e OBSH për Shqipërinë si pjesë studimit klinik “Solidarity Trial” për terapitë për trajtimin e Covid.
“Shqipëria për të parën herë është bërë pjesë e një studimi klinik “Solidarity Trial” për terapitë për trajtimin e Covid, Sikunder është fakt angazhimi i qeverisë shqiptare në Aleancën COVAX përmes parapagimit, për të siguruar vaksinën AntiCOVID (1 milion e 136 mijë doza). Shipëria për të parën herë është bërë pjesë e një studimi klinik “Solidarity Trial” për terapitë për trajtimin e Covid, Sikundër është fakt angazhimi i qeverisë shqiptare në Aleancën COVAX përmes parapagimit, për të siguruar vaksinën AntiCOVID 1 milion e 136 mijë doza”, tha Manstirliu.
E pyetur nga gazetarët për testet e shpejta, Ministrja Manastirliu tha se qeveria shqiptare do të financojë testet e shpejta, që do t’i shtohen kapaciteteve në rritje të testimeve me metodën PCR.
“Jemi gati me financimit dhe do të kemi mundësinë që të mbështeti nga OBSH për testet e shpejt. Qeveria shqiptare ka gati financimin për blerjen e testeve të shpejta”, shtoi Manastirliu.
“Jemi marrë me kohën e dorëzimit të testeve të shpejta pas 8 apo 10 javësh. Ne po përpiqemi ta përshpejtojmë. Shkenca ka lëvizur shpejt. Të gjithë po koordinohemi për të përshpejtuar këtë punë”, tha Klug.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.