Agjencia e Prokurimit Publik, përmes një njoftimi të fundit, ka njoftuar të gjithë autoritetet kontraktuese, që të bëjnë kujdes gjatë këtij viti, lidhur me procedurat që duhet të ndjekin lidhur me marrëveshjet kuadër.
APP rikujton bizneset se, për procedurat e prokurimit të zhvilluara nëpërmjet marrëveshjes kuadër gjatë vitit 2019, autoritetet kontraktore do të vazhdojnë të dërgojnë njoftimet e kontratave të lidhura gjatë vitit kalendarik 2019 për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike.
Njoftimi:
- APP do të vazhdojë të presë njoftimet e kontratave të lidhura për procedurat e prokurimit të zhvilluar nëpërmjet marrëveshjes kuadër gjatë vitit kalendarik 2019, të cilat duhet të dërgohen nga autoritetet kontraktore në zbatim të nenit 47/1 të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Nr prokurimin publik”, të ndryshuar. Pra, për procedurat e prokurimit të zhvilluara nëpërmjet marrëveshjes kuadër gjatë vitit 2019, autoritetet kontraktore do të vazhdojnë të dërgojnë njoftimet e kontratave të lidhura gjatë vitit kalendarik 2019 për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike, njoftim i cili do të dërgohet në formë të shkruar dhe elektronike (CD).
- Udhëzimi Nr. 3 datë 30.12.2019, i cili ka ndryshuar pikat 9.3, 10.2, 11.4 dhe 12.2.1 të Udhëzimit të APP nr. 6 datë 16.01.2018 “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike”, të ndryshuar ka efekte për procedurat e prokurimit që autoritetet kontraktore do të zhvillojnë gjatë vitit 2020.
APP, risjell në vëmendje edhe Formularët mbi deklarimin e konfliktit të interesit, që sikurse vitin 2019, edhe në 2020, duhet të plotësohen nga të gjithë personat e përfshirë në procesin e prokurimit, si dhe të specifikohet ndodhja ose jo në kushtet e konfliktit të interesit. APP sjell në vëmendje Udhëzimin e saj Nr. 3, datë 24.10.2016 “Mbi Deklarimin e Konfliktit të Interesit nga Zyrtarët e Prokurimit”, me të cilin udhëzohen autoritetet kontraktore lidhur me këtë detyrim, i cili rrjedh nga nenet 56 dhe 64 të VKM.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.