Agjencia e Blerjeve të Përqendruara përmes një njoftimi në Agjencinë e Prokurimit Publik ka kërkuar që institucionet që zhvillojnë procedura prokurimi në formën e marrëveshjeve kuadër të paraqesin një sërë detajesh. Kjo lidhet me marrëveshjet që do të marrin fuqi në vitin 2020 por në mënyrë që të mos jetë vonesa në procedurë të dhënat duhet të paraqiten brenda datës 16 shtator.
“Agjencia e Blerjeve te Përqendruara (këtu e ne vijim ”ABP”), në zbatim të pikës 13 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.82. date 14.02.2018 “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, ne emër dhe për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime”, i ndryshuar, është duke marrë masat për planifikimin dhe kryerjen e procedurave të prokurimit, me qëllim plotësimin e nevojave të autoreitevte kontraktore nga 1 janari 2020 për mallrat dhe shërbimet si vijon:
1) Riparim, mirëmbajtjen e sistemit ngrohje-ftohje;
2) Riparim dhe mirëmbajtje automjete;
3) Mirëmbajtje impiante elektrike;
4) Blerje artikuj ushqimore:
5) Blerje pajisje kondicionimi;
6) Shërbim gjelbërimi
Me qëllim zhvillimin pa vonesa të procedurave të prokurimit nga ana e Organit Qendror Blerës dhe plotëismin në kohë të nevojave, njoftojmë të gjitha autoritetet kontraktore zbatuese të këtij vendimi si vijon:
Autoritetet kontraktore duhet të dërgojnë pranë ABP sa më shpejt por jo më vonë se data 16 shtaator 2019 të dhënat teknike sasiore, fondin përkatës për mallrat dhe shërbimet që do të prokurohen nëpërmjet Marvehsjes Kudër për secilin nga objektet e prokurimit:
- Riparim, mirëmbajtje e sistemit ngrohje-ftohje
- Riparim mirëmbajtje e automjeteve
- Mirëmbajtje impiante elektrike
- Blerje artikuj ushqimorë.
Autoritetet kontraktore për çdo objekt prokurimi duhet të dërgojnë kërkesë të veçantë me shkrim dhe në format elektronik ku të përcaktohet objekti i prokurimit, afqati dhe fondi i marrveshjes kuadër )pa TVSH).
Kërkesa e veçantë për secilin objekt prokurimi të shoqërohet me dokumentacionin e të dhënat e plota si vijon:
- a) Parashikimi i afatit dhe përllogaritja e fondit të marrëveshjes kuadër (pa TVSH).
Sqarojmë se, autoritetet kontraktore, duhet të dërgojnë kërkesat për prokurim nëpërmjet marrëveshjes kuader me afat të paktën 2 (dy) vjet, dhe në çdo rast, fondi i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër që do të dërgohet në organin qëndror blerës, duhet t’i referohet Planifikimit Buxhetor Afatmesëm (PBA) të autoritetit kontraktor;
- b) Sasia dhe çmimi për njësi (pa TVSH);
- c) Specifikimet teknike dhe/ose termat e referencës, të hartuara nga të paktën i (një) specialist fushë.
~) Në rast e dërgimit të kritereve të veçanta të pranimit lidhur me kapacitetin teknik, për objekte specifike prokurimi, autoritetet kontraktore të përfshijnë specialiste fushë gjate hartimit dhe të argumentojnë vendosjen e çdo kriteri nga ana e tyre;
- d) Grafiku i lëvrimit të mallrave dhe/ose zbatimit të shërbimeve;
- dh) Të dhënat e kontaktit për personin /personat përgjegjëse për prokurimin në autoritetin kontraktor (emnër mbiemër, telefoni, e-mail).
Gjithashtu, në zbatim të pikës 13.1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.82, datë 14.02.2018 “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime”, i ndryshuar, ku përcaktohet se: “Përjashtimisht për vitin 2019 procedural e prokurimit për blerje karburanti për nevojat e Drejtorive te Ujitjes dhe Kullimit, kryhen nga vet Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit.” sjellim në vëmendje të Drejtorive të Ujitjes dhe Kullimit (Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë), se me qëllim plotësimin e nevojave të tyre nga 1 Janari 2020 për objektin e prokurirnit “Blerje karburanti, përveç vajgurit Jet Al”, procedurat e prokurimit kryhen nga organ i qëndror blerës ABP.
Përsa me sipër, autoritetet kontraktore Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit duhet të dërgojnë pranë ABP, sa me shpejt por jo me vone se data 16 Shtator 2019, kërkesën per prokurimin nëpërmjet marrëveshjes kuadër për ketë objekt prokurimi (ne përputhje me pikat I. I dhe 1.2 te këtij njoftimi), duke specifikuar edhe nëse lëvrim do te kryhet me karte elektronike ose autobot.
- Autoritetet kontraktore duhet të dërgojnë pranë ABP, sa me shpejt por jo më vonë se data 16 Shtator 2019, të dhënat teknike e sasiore, fondin përkatës të mallrave ose shërbimeve, për të lidhur Kontrate Publike, për secilin nga objektet e prokurimit ne vijim:
1) Blerje pajisje kondicionimi;
2) Shërbim gjelbërimi” thuhet në njoftim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.