VIP-at/ Dasma që shkojnë deri në 32 milionë dollarë

22/06/2017 2:59 PM 0 komente

Dasma është padyshim një nga eventet më të rëndësishme dhe më të shtrenjta të jetës. Por kur bëhet fjalë për personat e famshëm publikë, çështja merr përmasa gjigante. Vendi ku do të zhvillohet dasma, torta, veshjet…VIP-at nuk mundohen të kursejnë asgjë në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

Më poshtë do të njiheni me 7 prej dasmave më të shtrenjta në të gjithë botën, me kosto që fillojnë nga 1 milion dollarë deri në 32 milionë dollarë.

melania donald

Donald Trump dhe Melania – 1 milion dollarë

Në vitin 2005, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u martua me Melania Trump në Bregdetin Palm, dhe ashtu siç ka edhe stilin e tij, të njëjtën gjë dëshironte që të kishte edhe dasma e tij. Ai donte të bënte një dasmë me përmasa marramendëse. Zonja e Parë, vishte një fustan Dior të krijuar posaçërisht për të nga John Galliano, me vlerë 200,000 dollarë, i cili kishte të qëndisura edhe 1,500 gurë kristali. Për realizimin e këtij fustani u deshën  550 orë punë dore.

Për festën pas dasme, Melania zgjodhi të vishte një fustan nga stilistja e mirënjohur, Vera Wang. Nuk mund të lëmë pa përmendur vlerën e unazës e cila ka një gur smeraldi 12-karatësh, me vlerë rreth 1.5  milionë dollarë, të krijuar nga Graff.

PALM BEACH, FL:  The reception of  Donald Trump Sr. and Melania Trump held at The Mar-a-Lago Club in January 22, 2005 in Palm Beach, Florida. The wedding cake. (Photo by Maring Photography/Getty Images/Contour by Getty Images)

50,000 dollarë kushtoi torta e cila ishte e mbuluar me 3 mijë trëndafila të bardhë. Një ndër shefat më të njohur të Nju Jorkut, Jean Georges Vongerichten, gatoi falas në dasmën e Trumpit.

Në total, shifra nuk është edhe aq e lartë, sepse pjesa më e madhe e saj u mbulua nga sponsorët e ndryshëm. Vetëm një gjë nuk shkoi sipas planit të tyre, ata donin të bënin një festë gjigante me fishekzjarre por Bashkia e Palm Beach nuk i dha lejen. Mbase sot, me Trump-in si President, gjërat do të kishin shkuar ndryshe…

Pippa Middleton dhe James Matthews – 1,5 milionë dollarë

Kjo ishte një prej dasmave që pritej prej shumë kohësh. Edhe pse nuk ka shumë kohë, kjo dasmë hyri menjëherë në listën e më të shtrenjtave. Pippa Middelton i tha “Po” financierit të njohur James Matthews në kishën Englefield në Berkshire. Pas dasme, të gjithë të ftuarit u pritën në një prej pronave të Middleton, shumë pranë kishës.

pippa

Kostot totale të kësaj dasme thuhet se kanë kapur shifrën 1.5 milionë dollarë.

Fustani i nuses, një krijim i Giles Deacon, kushtoi 52 mijë dollarë, ndërsa festa me të gjithë të ftuarit kushtoi rreth 200,000 dollarë.

Të gjithë të ftuarit patën privilegjin të shijonin verën “Nyetimber 2010 Blanc de Noir Millington”, ku një shishe e vetme ka vlerën 60 mijë dollarë.

ENGLEFIELD GREEN, ENGLAND - MAY 20:  Pippa Middleton and Catherine, Duchess of Cambridge attend the wedding of Pippa Middleton and James Matthews at St Mark's Church on May 20, 2017 in Englefield Green, England.  (Photo by UK Press Pool/UK Press via Getty Images)

Thuhet se gjatë festës janë hapur mbi 100 shishe, dhe për ta mbyllur torta martesore me vlerë 25 mijë dollarë. Edhe pse një prej dasmave me shifra shumë të larta, ato gjithsesi nuk i afrohen aspak shifrave të dasmës së të motrës, Kate.

Katherine Zeta Jones dhe Michael Douglas – 2 milionë dollarë

Më 28 nëntor të vitit 2000, në hotelin Plaza në Nju Jork u zhvillua një prej dasmave VIP më të shtrenjta të të gjitha kohërave, ajo midis Katherine Zeta Jones dhe Michael Douglas.

katterin majkell

Ajo kishte veshur një fustan nusërie të krijuar nga David Emanuelle (stilisti që krijoi edhe fustanin martesor të Princeshës Diana) me një kurorë me dimante me vlerë 300,000 dollarë, ndërsa Douglas një smoking të Hugo Boss. Unazat e tyre kushtuan secila 9 mijë dollarë.

at the Grey Goose cocktail reception of The Film Society of Lincoln Center's 40th Chaplin Award Gala at Avery Fisher Hall, Lincoln Center on April 23, 2013 in New York City.

Të gjithë të ftuarit kishin mjete identifikimi personale në mënyrë të tillë që të mos lejohej hyrja e asnjë personi të paftuar. Dhurata e dasmës për nusen…një jaht me vlerë 3 miliardë dollarë, i cili ankorohet në ishullin e Majorkës.

Totali i dasmës arriti vlerën 2 milionë dollarë.

Chelsea Clinton dhe Mark Mezvinsky – 5 milionë dollarë

Në 2010, Chelsea Clinton u martua me të fejuarin e saj, financierin Marc Mezvinsky, në një vend përrallor, l’Astor Court Estate, 150 km në veri të Nju Jorkut.

clesea klinton

Sipas prindërve të nuses, ish-presidentit, Bill Clinton dhe Hillary Clinton, ceremonia ishte perfekte, si në përralla. Dhe kjo nuk mund të vihet fare në dyshim duke marrë parasysh se kostoja totale e dasmës arriti në 5 milionë dollarë. Nusja kishte veshur nëj fustan të Vera Wang, shumë të shtrenjtë.

clesea bill

Kostoja e tortës me pesë katë ishte 11 mijë dollarë, ndërsa 200,000 dollarë u shpenzuan vetëm për sigurinë gjatë dasmës. Dasma u mbyll me një festë gjigante fishekzjarrësh në lumin Hudson.

Wayne Rooney dhe Coleen Mcloughlin – 8 milionë dollarë

Një tjetër prej martesave VIP më të shtrenjta është ajo midis futbollistit Wayne Rooney dhe të fejuarës së tij, Coleen McLoughlin.

rooney

Dasma u zhvillua në Santa Margherita Ligure të Italisë dhe zgjati 3 ditë, ku 64 prej të ftuarve erdhën posaçërisht nga Anglia me avionë privatë.

rooney dhe wife

Momenti më i veçantë gjatë dasmës ishte kur menjëherë pas prerjes së tortës u lëshuan flutura të sjella posaçërisht nga Tajlanda. Kostove totale të dasmës prej 8 milionë dollarësh i shtohen edhe 250 mijë dollarë të shpenzuara gjatë festës së beqarisë së Rooney-it në Ibiza.

Kim Kardashian dhe Kanye West – 2,4 milionë dollarë vs. Kim Kardashian dhe Kris Humphries – 10 milionë dollarë

Kim Kardashian dhe Kanye West e zhvillluan dasmën e tyre në Firence të Italisë më 24 maj të 2014, por përpara dasmës, çifti organizoi një festë në Paris, ku Kimi veshi një fustan super të shtrenjtë të Balmain Couture. Ditën më pas ajo veshi një fustan përrallor në kështjellën e Wideville, në pronësi të stilistit Valentino. Ata bënë edhe një darkë në Versajë, ku e ftuar si këngëtare ishte Lana del Rey. Gjatë ditës së dasmës ajo veshi një fustan të Givenchy me vlerë gjysmë milion dollarë. Kostoja totale e dasmës shkoi në 2.4 milionë dollarë.

kim

Por përpara se të bëhej Zonja West, Kimi ka qenë e martuar me z. Humpries, kostot e dasmës të të cilëve ishin shumë herë më të larta se dasma e mësipërme.

Kostoja e dasmës ndërmjet Kim Kardashian dhe Kris Humphries ishte shumë e lartë, me shifra të paimagjinueshme por fatkeqësisht zgjati shumë pak, vetëm 72 orë. 2 milionë dollarë u harxhuan vetëm për lulet natyrale. Fustani i nuses kushtoi 2.5 milionë dollarë, ndërsa kurora që ajo mbante kishte diamante 65-karatësh.

kim first wedding

Duke qenë se kjo dasmë ishte mbi të gjitha edhe marketing i pastër kundrejt dy të rinjve (dasma u transmetua live në televizion) kostoja totale e saj prej 10 milionë dollarësh nuk është e habitshme, duke qenë se gjithçka duhej të ishte perfekte. Por pjesa më e madhe e shpenzimeve të kësaj dasme u mbulua edhe nga televizioni E! News, i cili kishte ekskluzivitetin e transmetimit në kohë reale.

William dhe Kate – 25 + 32 milionë  dollarë

Kur flitet për dasma me shifra marramendëse nuk mund të mos ishte pjesë e listës edhe ndonjë familje mbretërore, siç është ajo e Anglisë. Dasma ndërmjet Kate dhe William, më 29 prill të 2011, kushtoi rreth 25 milionë dollarë.

kate william 2

Kjo është një prej dasmave me shifra më të larta, nëse do t’i shtonim edhe vlerën prej 32 milionë dollarësh të harxhuar për sigurinë. Këto para u morën nga buxheti publik, por u zëvendësuan shumë shpejt nga rritja e industrisë së turizmit. 2 miliardë ishte edhe numri i spektatorëve që ndoqën ceremoninë në të gjithë botën. Në ceremoni ishin prezente rreth 1900 të ftuar.

kate william

Banketi për të ftuarit ishte si dhuratë nga Mbretëresha Elizabeta, ndërsa Princi Carlo pagoi darkën për 300 të ftuarit. Ndërsa familja e nuses pagoi fustanin e saj, një model nga Alexander McQueen që kushtoi rreth 30 mijë sterlina.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of