Masa për koronavirusit, shpërndahen 1.2 milion maska shtesë në strukturat shëndetësore

28/02/2020 12:18 PM 0 komente

Edhe pse ende nuk kemi një rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, në strukturat shëndetësore janë hartuar tashmë të gjitha masat për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit.

Në të gjitha strukturat shëndetësore ka nisur shpërndarja e 1.2 milion maska shtesë.

“Përpos stokut që strukturat shëndetësore kanë, sot ka nisur shpërndarja e 1.2 milion maskave kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitalet e vendit. Ndërkohë spitalet duhet të marrin masa për të rritur akoma më shumë stokun e mjeteve të mbrojtjes personale, me fondin prej 1 milion dollarë shtesë që kemi rialokuar në buxhetet e spitaleve, për të patur stokun e domosdoshëm për çdo situatë, me fokus tek QSUT”, u shpreh Manastirliu mbledhjen e Task-Forcës.

Në rast se do të kemi një shpërthim të virusit, deri më tani janë trajnuar mbi 800 profesionistë të shëndetit në të gjithë nivelet e sistemit shëndetësor.

Edhe urgjenca Kombëtare Mjekësore ka marrë të gjitha masat për të përballuar mbi 5000 thirrje në ditë në numrin unik 127, ndërsa aktualisht pret mbi 1500 thirrje, me një rritje prej 45%.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of