Masa të reja, baret dhe restorantet në Angli do të mbyllen në orën 22:00

22/09/2020 11:15 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Të gjitha pubet, baret, restorantet dhe vendet e tjera të shërbimit në Angli do të mbyllen në orën 22:00 duke filluar nga e enjtja, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sektori gjithashtu do të kufizohet nga ligji vetëm në shërbimin e tavolinave.

Ministri i Zyrës së Kabinetit, Michael Gove, tha se njerëzit duhet të punojnë gjithashtu nga shtëpia “nëse munden”, ndërsa planet për rikthimin e audiencës në ngjarjet sportive nga 1 tetori do të ndërpriten “për momentin”, për shkak se rreziku për infektimin e tifozëve është i madh.

Masat e plota priten të përcaktohen nga kryeministri Boris Johnson sot pasdite.

Masat vijnë në kohën kur niveli i alarmit në Mbretërinë e Bashkuar shkojë në katër, që do të thotë se transmetimi është “i lartë ose në rritje në mënyrë eksponenciale”.

Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë Sir Patrick Vallance ka paralajmëruar se mund të ketë 50 mijë raste të reja me koronavirus në ditë nga mesi i tetorit nëse nuk merren masa të mëtejshme, të cilat mund të çojnë në më shumë se 200 vdekje në ditë nga mesi i nëntorit.

Të hënën, në Angli u raportuan 4,368 raste të reja dhe 11 vdekje./BBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of