Të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë do të duhet të kenë një test negativ të koronavirusit për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga java e ardhshme.
Njerëzit që mbërrijnë me aeroplan, tren ose anije, përfshirë edhe shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, do të duhet të bëjnë një test brenda në 72 orëve përpara se të largohen nga vendi ku janë.
Sekretari i Transportit Grant Shapps tha se udhëtarët “nuk mund të hipin … pa pasur atë test negativ”.
Shapps tha se qeveria është e detyruar të marrë këto masa për shkak të variantit të ri të virusit që po qarkullon në Afrikën e Jugut, për të cilin ai tha se “po shkaktonte shqetësim të madh me shkencëtarët”.
Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga java e ardhshme dhe “sa më shpejt të jetë e mundur” në Skoci.
Mes rritjes së rasteve, Kryeministri Boris Johnson është zotuar të ofrojë “qindra mijëra” vaksina të Covid në ditë në Angli deri në 15 Janar.
Sipas rregullave të reja, kushdo që arrin në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk një test negativ mund të përballet me një gjobë të menjëhershme prej 500 paund.
Por do të ketë përjashtime për:
- fëmijët nën 11 vjeç
- transportuesit
- ata që udhëtojnë nga vendet pa infrastrukturë për të dhënë teste – edhe pse detajet e atyre nuk janë publikuar ende
- ardhjet nga Zona e Përbashkët e Udhëtimit me Irlandën.
Të gjithë pasagjerët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridoreve të udhëtimit të qeverisë duhet të vetë-izolohen për 10 ditë, pavarësisht nga rezultati i testit të tyre.
Shapps tha për BBC se rregulli i testimit do të hyjë në fuqi “ka të ngjarë të Mërkurën ose të Enjten javën e ardhshme” dhe detajet se si të merrni teste jashtë vendit do të publikohen në faqen e internetit të qeverisë./BBC