Masat anti-Covid-19, ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

20/01/2021 10:25 AM 0 komente

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e rajoneve kanë vendosur t’i vazhdojnë masat anti-Covid që kanë qenë në fuqi deri më tani. Në njoftimin e Ambasadës bëhet e ditur se këto masa do të shtyhen deri më 14 shkurt.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se Qeveria atje ka vazhduar masat antiCOVID-19 që ishin në fuqi deri më 14 shkurt.

Përmes një postimi kjo ambasadë njofton se shkollat dhe kopshtet e fëmijëve nuk do të hapen para 15 shkurtit, ndërsa është e detyrueshme mbajtja e maskës medicinale.

“Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri me 14 shkurt. Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit. Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë e detyrueshme dhe se nuk lejohet një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës.

“Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më. Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime. Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë”, bëhet e ditur në njoftimin e Ambasadës.

Masat kryesore:

Në mbledhjen e Kancelares Merkel me Kryeministrat e Landeve për parandalimin e përhapjes së #COVID19 u morën këto Vendime:

➡Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri me 14 shkurt.

➡Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.

➡Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.

➡Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.

➡Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime.

➡Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of