Austri do të hyjë në një bllokim të plotë tre javor duke filluar nga e marta, si një përpjekje për të vënë nën kontroll rastet e reja të koronavirusit dhe për të lehtësuar presionin në sistemin shëndetësor.
Deri më sot vendi kishte përdorur masa të lehta për të trajtuar valën e dytë të virusit, ndryshe nga shpërthimi i parë, të cilin e vuri nën kontroll me një bllokim në pranverë.
Masat aktive ishin, ora policore nga 8 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, por dyqanet ishin të hapura. Kafenetë, baret dhe restorantet ishin kufizuar vetëm në shërbimet “porosit dhe merr me vete”. Po ashtu të mbyllura ishin dhe teatrot dhe muzetë.
Por këto masa kanë dështuar të frenojnë përshpejtimin e infeksioneve të reja në Austri, që aktualisht ka një nga nivelet më të larta të infeksioneve në Europë. Rastet ditore të premten shënuar një rekord prej 9,586 raste, nëntë herë më e lartë se në kulmin e valës së parë.
Bllokimi i ri do të fillojë të Martën dhe do të përfundojë të Hënën, më 7 Dhjetor.
“Afër tre javëve të ardhshme, dy javë e gjysmë, do të jetë një kohë shumë e vështirë për ne,” tha Kancelari austriak Sebastian Kurz.
Të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi, dalja jashtë dot ë jetë vetëm për të bërë pazare apo stërvitje, si dhe për punë. Por të gjitha ata që mund ta kryejnë punën nga shtëpia, duhet të qëndrojnë në shtëpi, tha Kurz.
Dyqanet jo jetike do të mbyllen, ashtu si dhe ofruesit e shërbimeve të tilla si parukierët. Shkollat e mesme tashmë po zhvillojnë mësimin online, me këtë mbyllje të re edhe shkollat fillore dhe kopshtet do të ndjekin këtë shembull.
“Qëllimi ynë kryesor është që shkollat dhe dyqanet do të jenë të parat që do të rihapen më 7 Dhjetor menjëherë pas bllokimit”.